Që nga 2016, ndihmojmë biznese vendore dhe ndërkombëtare ta kthejnë idenë në produkt të qëndrueshëm. Bazuar në Gjilan, punojmë me klientë në Kosovë, rajon dhe diasporë.
iCode lindi në 2016 në Gjilan, nga një grup i vogël zhvilluesish me një bindje të thjeshtë: teknologjia e mirë e bën jetën më të lehtë.
Me kalimin e viteve u rritëm në një ekip të plotë që mbulon dizajnin, zhvillimin dhe marketingun. Sot ndërtojmë produkte për klientë nga industri të ndryshme — nga ndërtimtaria te shëndetësia dhe e-commerce.
Çmime, afate dhe progres i qartë. Pa surpriza, pa kosto të fshehura.
Kod i pastër dhe i testuar. Dizajn që funksionon, jo vetëm që duket bukur.
Klientët nuk janë projekte njëherëshe — janë partnerë afatgjatë.
iCode nis si studio e vogël zhvillimi me fokus te web-i.
Shtojmë zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe ekipin e dizajnit.
Lëshojmë projekte 3D interaktive dhe platforma e-commerce në shkallë.
15+ specialistë që mbulojnë gjithë ciklin: strategji, dizajn, zhvillim, marketing.
Themelues & CEO
Zhvillim
UI/UX
Rritje
Qofsh startup apo biznes i vendosur, jemi gati të dëgjojmë idenë tënde.