Kërko audit falas
Ballina
Platformat
Platformë ERPSistem POSWMS & OMSE-CommerceIntegrime AI & Cloud
Shërbimet
Zhvillim WebAplikacione MobileCustom SoftwareUI/UX DesignGame Engine & 3D
Projektet
ERP & POSWeb & PortaleMobileE-CommerceGame & 3DCustom Software
Kompania
Rreth neshProcesiIndustritëBlogKarrieraKontaktiMbështetja
Na kontakto
dotnet new icode.platform --arch modular-monolith

Softuer që në vitin e pestë zhvillohet po aq shpejt sa në të parin

Sistemet me porosi vdesin nga ndërlikimi i akumuluar, jo nga teknologjia. Prandaj arkitektura jonë ka kufij të fortë modulesh, rregulla varësish të zbatuara me mjete — dhe çdo vendim arkitekturor të dokumentuar.

Parimet arkitekturore

Vendime, jo modë

MODULAR MONOLITH

Një deployment, shumë kufij

Modulet komunikojnë vetëm përmes kontratave publike — varësitë e ndaluara i kap analiza statike në CI, jo code review-i i lodhur. Transaksione konsistente brenda procesit; kompleksitet operacional i një aplikacioni të vetëm.

VERTICAL SLICE

Çdo veçori, një fetë e plotë

Request → handler → persistencë në një vend të vetëm — pa shtresa 'service' gjigante ku gjithçka prek gjithçka. Një zhvillues i ri dërgon veçorinë e parë javën e parë, sepse konteksti i saj është i tëri para syve.

CQRS + OUTBOX

Lexime të shpejta, integrime të sigurta

Modele leximi të dedikuara për raportet dhe listat e rënduara — pa e ngarkuar modelin e domenit. Ngjarjet për sistemet e jashtme kalojnë nga outbox në të njëjtin transaksion: integrimi nuk humb kurrë asnjë ngjarje.

MICROSERVICES — KU VLEN

Ekstraktim me dëshmi, jo me besim

Kur një modul ka profil të matur ngarkese ose cikël të pavarur release-i, e nxjerrim si shërbim — me API të versionuar, saga për proceset shpërndarë dhe circuit breaker. Kurrë 'microservices from day one' për një ekip prej gjashtë vetash.

ADR — ARCHITECTURE DECISION RECORD

Çdo vendim, i shkruar dhe i arsyetuar

# ADR-014 · 2026-03-12 · STATUS: ACCEPTED
title: Autentikim qendror me IdentityServer (OIDC)
context: 4 klientë (web, mobile, POS, integrime) · role të përbashkëta · audit i detyruar
decision: OIDC me authorization code + PKCE; refresh rrotullues; RBAC me claims
consequences: një identitet për gjithë platformën · revokim qendror · SSO falas për aplikacionet e ardhshme
# kur largohemi ne, arsyetimi mbetet — jo vetëm kodi
Cilësia e matur

Metrika DORA në çdo projekt

Observability me OpenTelemetry — trace, log dhe metrikë të korreluara — plus piramida e testeve: shumë teste njësie, integrime mbi kontrata, pak E2E kritike.

DEPLOY FREQUENCYÇdo javë

Release të vogla e të kthyeshme — jo 'big bang' çdo gjashtë muaj.

LEAD TIME< 3 ditë

Nga merge në prodhim — pipeline i automatizuar me gate cilësie.

CHANGE FAILURE< 5%

Feature flags dhe rollout me faza e mbajnë defektin larg përdoruesve.

MTTR< 1h

Alarme mbi SLO, rollback një-komandësh dhe post-mortem pa faj.

Të lidhura

E njëjta arkitekturë, platforma të gatshme

Ke një sistem që s'guxon ta prekë askush?

Auditim arkitekture falas — të tregojmë ku janë rreziqet, çfarë ia vlen të rishkruhet dhe çfarë jo.