Kërko audit falas
Ballina
Platformat
Platformë ERPSistem POSWMS & OMSE-CommerceIntegrime AI & Cloud
Shërbimet
Zhvillim WebAplikacione MobileCustom SoftwareUI/UX DesignGame Engine & 3D
Projektet
ERP & POSWeb & PortaleMobileE-CommerceGame & 3DCustom Software
Kompania
Rreth neshProcesiIndustritëBlogKarrieraKontaktiMbështetja
Na kontakto
Platforma ERP · Sistemi qendror

Një burim i vetëm i së vërtetës për gjithë biznesin

Jo 12 programe të lidhura me eksporte Excel-i — një platformë me 12 module mbi një model të vetëm të dhënash, ku çdo transaksion regjistrohet një herë dhe raportohet kudo, në kohë reale.

Orë pune manuale / muaj
Kosto mesatare / orë (€)
Sa % automatizohet me ERP
KURSIMI VJETOR7,776 €

Vlerësim orientues — në demo e llogarisim me proceset e tua reale.

Çmimi i shitjes (€)
Kostoja e produktit (€)
MARZHI BRUTO35.0% · 42 €

Në ERP, kontrolli i marzhit ekzekutohet para konfirmimit të çdo porosie.

Shuma pa TVSH (€)
Norma e TVSH-së (%)
TVSH + TOTALI180 € · 1,180 €

Moduli i financave e llogarit dhe e raporton TVSH-në automatikisht.

Paga bruto mujore (€)
NETO · KONTRIBUTET · TATIMI—

Sipas normave të Kosovës (5% kontribut, tatim progresiv 0/4/8/10%) — moduli HR & Pagat i mban gjithmonë të përditësuara.

12Module mbi një bazë të dhënash
99.9%Disponueshmëri me SLA
RPO 15 minBackup i vazhdueshëm i të dhënave
24/7Monitorim & hypercare
12 modulet

Çdo modul, i thelluar në procesin që mbulon

01Financa & Kontabiliteti

Kontabilitet i plotë: libër kryesor me hyrje të dyfishtë, libra blerjeje e shitjeje, bilanci, PASH & cash-flow, amortizimi, multi-valutë me rivlerësim, TVSH & deklarimet lokale — dhe e-fatura me fiskalizim digjital, gati për SEF.

02CRM

Pipeline shitjesh me faza të konfigurueshme, historik 360° i klientit nga çdo modul, oferta që kthehen në porosi me një klik, SLA për përgjigje.

03Prodhimi

Normativat (recepturat) & BOM shumënivelëshe me versione, planifikim MRP nga porositë dhe parashikimi, urdhra pune me kosto reale për njësi, gjurmim i skarcitetit.

04Operacionet

Rrjedha pune të konfigurueshme me aprovime shumë-nivelëshe, matrica përgjegjësish, KPI operative me alarme kur devijon procesi.

05Inventari

Libër stoku në kohë reale me kosto mesatare të lëvizshme ose FIFO, lote & numra serialë, rezervime ATP, numërim ciklik sipas klasifikimit ABC.

06Shitjet

Çmimore shumë-nivelëshe për klientë e kanale, kontrolle marzhi para konfirmimit, porosi B2B me limite krediti dhe bllokime automatike.

07HR & Pagat

Llogaritje pagash sipas legjislacionit me kontribute e tatime, prezencë nga aplikacioni mobile, pushime me aprovime, dosje digjitale e punonjësit.

08Logjistika

Planifikim dërgesash me konsolidim, etiketa & manifeste transportuesish përmes API, gjurmim statusesh dhe kosto për dërgesë.

09Blerjet

Kërkesa → RFQ → urdhërblerje me aprovime sipas vlerës, vlerësim furnitorësh me lead-time real, three-way matching me faturat.

10E-Commerce

Sinkronizim dy-drejtimësh me Shopify & Shopware — stoku, çmimet, porositë dhe kthimet — me radhë të qëndrueshme mesazhesh, pa mbishitje.

11Marketingu

Segmentim klientësh mbi të dhënat reale të blerjeve, fushata me matje të kthimit deri te fatura, integrim me platformat e email-it.

12POS

Pika e shitjes si modul natyral i platformës — offline-first, me sinkronizim event-based dhe mbyllje arke që kalon direkt në financa.

Zinxhiri i vlerës

Nga blerja te klienti — në një platformë të vetme

Dyqani online, POS-i në dyqan, kontabiliteti, depoja me WMS & OMS dhe dërgesat me postë — jo pesë sisteme të lidhura me eksporte, por një. Çdo hap postohet vetë në kontabilitet dhe përcillet në raporte nga pika A në pikën Zh.

Blerjeturdhërblerja te furnitori
WMS · Pranimiskanim, lote, afate
Stoku & kostojanë kohë reale, me normativa
Kanalet e shitjesE-Commerce · POS · B2B
▼   çdo lëvizje postohet automatikisht   ▼
ERP — Kontabiliteti i plotëblerje · stok · shitje · arkë · pagesa · e-fatura & fiskalizim digjital — një libër i vetëm
▼
OMSrutimi & premtimi i porosisë (ATP)
Posta & dërgesatetiketa, manifeste, tracking me API
Klientifatura, njoftimet, historiku 360°
RAPORTET 360°: një zinxhir i gjurmueshëm — nga urdhërblerja te dorëzimi, A → Zh
Arkitektura

Modular Monolith — modulet ndahen, të dhënat jo

Çdo modul është një kufi i qartë me Onion/Clean Architecture dhe Vertical Slice për çdo veçori — mjaft i pavarur për t'u zhvilluar veçmas, mjaft i afërt për transaksione konsistente. Mikroshërbimet i nxjerrim vetëm aty ku ngarkesa e kërkon.

Web AppAngular / React · TypeScript
MobileReact Native · iOS & Android
POS Terminaloffline-first · event sync
▼   RESTful API · OpenAPI · OAuth2/OIDC (IdentityServer)   ▼
Modular Monolith — ASP.NET Core / C#12 module · Onion/Clean · Vertical Slice · CQRS ku vlen · Outbox për integrime
▼
SQL ServerAlwaysOn · RPO 15 min
Radhë mesazheshShopify · Shopware · banka · pagesa
AzureDocker · CI/CD · IaC
Implementimi

Me faza — biznesi nuk ndalon asnjë ditë

Java 1–3

Zbulim & modelim procesesh

Hartëzojmë proceset reale — jo ato në letër — dhe vendosim kufijtë e moduleve, të dhënat master dhe pronarët e tyre (data governance).

Java 4–8

Konfigurim & migrim i të dhënave

Plani i llogarive, çmimoret, artikujt dhe saldot hapëse migrohen me skripta të përsëritshëm e të verifikueshëm — provohen sa herë duhet para go-live.

Java 9–12

UAT me skenarë realë

Përdoruesit kyç ekzekutojnë muajin e tyre real në mjedisin UAT — nga porosia te mbyllja — me kritere kalimi të matshme, jo 'na duket në rregull'.

Go-live

Kalim i kontrolluar

Cutover me plan orar për orë, rollback i gatshëm, dhe ekipi ynë prezent — fizikisht ose live — ditën e parë të punës.

Hypercare

30 ditë hypercare, pastaj SLA

Muajin e parë reagojmë brenda orës. Pastaj kalojmë në SLA të rregullt me monitorim 24/7, patch-e të planifikuara dhe raport mujor shëndeti.

99.9%Uptime me SLA kontraktual
RPO 15'/RTO 4hRikuperim i testuar i fatkeqësive
DEV·UAT·PRODTri mjedise, release të kontrolluara
RBACQasje me role përmes IdentityServer, audit i plotë
AI i integruar

Inteligjenca brenda platformës — jo një chatbot anësh

Parashikim kërkese & stoku

Modelet mbi historikun e shitjeve propozojnë sasi porosish dhe nivele minimale stoku — MRP ushqehet me parashikim, jo me hamendje.

Deteksion anomalish në libra

Postimet e pazakonta, çmimet jashtë kornize dhe diferencat e arkës flagohen para mbylljes mujore — jo pas auditit.

Asistent raportesh

Pyet në gjuhë natyrale — “marzhi për klientin X në Q2?” — dhe merr raportin mbi të dhënat live, me qasje sipas rolit.

Të lidhura

Platforma që flasin me ERP-në

Sa i copëtuar është sistemi yt sot?

Na trego proceset — të kthejmë një vlerësim arkitekture dhe një plan implementimi me faza, falas.